Shërbim · Sakt Studio · Tiranë
Dyqan online & e-commerce në Shqipëri
E-commerce nuk është vetëm «shto butonin Bli». Është katalog i qartë, pagesa të besueshme, transport i kuptueshëm dhe faqe e shpejtë në telefon. Ne ndërtojmë dyqane online që janë gati për klientë reale në Shqipëri.
Çfarë ndërtojmë
Dyqan nga zero ose rifreskim i dyqanit ekzistues — me fokus në konvertim dhe mirëmbajtje.
- Katalog, kategori, filtra dhe faqe produkti
- Shporta dhe checkout i thjeshtë
- Integrime pagesash sipas nevojës së biznesit
- Informacion transporti sipas qytetit
- SEO për produkte dhe kategori
- Panel administrimi për stok dhe porosi
Gabimet që shmangim
Checkout i ngadalshëm, mungesë informacioni për çmimet e transportit, foto të dobëta dhe faqe që nuk funksionojnë në mobile — këto vrasin shitjet. Dizajnojmë rrjedhën e blerjes që të jetë e qartë nga klikimi i parë deri te porosia.



