Sakt Studio · Tiranë
Rreth nesh
Jemi një studio web në Tiranë që ndërton faqe interneti, dyqane online dhe prezencë dixhitale për biznese që duan të duken profesionale dhe të rriten online — në Shqipëri dhe rajon.
Kush jemi
Sakt Studio u krijua për të ofruar dizajn dhe zhvillim web të qartë, të shpejtë dhe të fokusuar te rezultatet. Punojmë me biznese të vogla dhe të mesme, marka lokale dhe ekipe që kanë nevojë për një partner dixhital të besueshëm — jo për një agjenci të madhe që i humbet në proces.
Nga brief-i i parë deri te publikimi, komunikojmë në shqip, shpjegojmë zgjedhjet teknike me gjuhë të thjeshtë dhe ndërtojmë faqe që funksionojnë mirë në celular, ngarkohen shpejt dhe janë gati për SEO.
Si punojmë
Fillojmë me qëllimet e biznesit: çfarë duhet të bëjë faqja, për kë është dhe si matet suksesi. Pastaj projektojmë strukturën, dizajnin dhe zhvillimin — me Next.js kur ka kuptim, me fokus në performancë, aksesueshmëri dhe mirëmbajtje të lehtë.
Shërbimet tona përfshijnë krijim faqesh, e‑commerce, dizajn UI/UX, SEO, Google Business Profile, rifreskim dhe mirëmbajtje. Çdo projekt e trajtojmë si produkt dixhital, jo si shabllon të gatshëm.
Ku jemi
Bazuar në Tiranë, Rruga e Dibrës — punojmë me klientë lokalë dhe remote në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan. Na gjeni te istrefi@saktstudio.com ose +355 68 44 91 678.